TIRANE

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia është ndër më të pëlqyerat në show bizz-in shqiptar. Ajo përmes rrjeteve sociale ndan imazhe dhe video nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e shpeshta.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune u ka ofruar mundësinë fansave që të pyesin çfarë dëshironin. Njëri prej fansave ishte mjaft interesuar rreth konsumimit të lëndëve narkotike dhe duhanit.

“Nuk pi as duhan, e urrej, as lëndë narkotike”, është përgjigjur artistja. Sa i përket projekteve muzikore, “Break Down” mban titullin hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: