Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi dje (e shtunë) një platformë bashkimi të demokratëve me pesë pika. Fillimisht platforma u shpërnda për mediat dhe më pas u prezantua nga Alibeaj në një konferencë për shtyp. 

Në orën 11.20 të paradites së djeshme u shpërnda edhe lista me 31 emra të grupit parlamentar demokrat që kanë mbështetur platformën. 

Në listë mungonte emri i Xhelal Mziut, por përmes një statusi në faqen e tij në facebook ai njoftonte se i bashkohej listës së deputetëve. 

Zyra e shtypit e Alibeajt shpërndau për mediat në orën 13:27 statusin e Mziut, ku ai shkruante se për shkak të angazhimeve personale kishte munguar në diskutimin e platformës, por e mbështeste atë. 

Screenshot 2022 04 16 9.51.30 Pm

“Partia Demokratike ka qenë dhe ngelet shpresë për demokratët dhe për çdo shqiptarë! Bashkimi i Partisë Demokratike është zgjidhja e vetëme, që nesër të jemi forcë qeverisëse! Për shkak të disa angazhimeve personale, kam munguar në diskutimin e platformës së propozuar nga kolegët deputetë të grupit parlamentar të PD.  I bashkohem listës së deputetëve dhe mbështes këtë platformë si rruga e duhur për çdo demokratë dhe shqiptarë, për një Shqipëri Evropiane nesër!”, shkruante Mziu. 

Por gjatë pasdites deputeti i Dibrës duket se ka ndryshuar mendim. FIllimisht ai ka fshirë statusin në Facebook. Siç mund të shikohet më poshtë linku që është shpërndarë për mediat me qëndrimin e paradites pro Alibeajt rezultonte i fshirë. 

Screenshot 2022 04 16 9.52.23 Pm
Screenshot 2022 04 16 9.52.23 Pm

Në orën 21.17 Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka shpërndarë mesazhin e ri të Mziut, ku siç rezulton, tashmë ka ndryshuar mendim. 

Screenshot 2022 04 16 9.53.31 Pm

E njëjta gjë ndodhi edhe deputeten e qarkut të Shkodrës, Greta Bardeli.

Në mesditën e djeshme (e shtunë) ajo ishte në listën e 31 deputetëve që kishin firmosur për të mbështetur platformën e Enkelejd Alibeajt, por ndryshoi mendje pasdite.

Në orën 19:42 ajo postoi një status në faqen e saj në Facebook ku kërkohej që të gjitha vendimet e grupit parlamentar t’I nënshtroheshin votimit të fshehtë dhe në mbledhjet e grupit të merrnin pjesë të gjithë deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, përfshi këtu edhe ish kryeministrin Berisha.

“Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim,  të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtē nga tē gjithë deputetet e PD.  Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit  pa asnjë perjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!”, shkruante ndër të tjera Bardeli.

Postimi i saj në Facebook u shpërnda për gazetarët edhe nga Floriana Garo, drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit.

Bardeli
Statusi i Mziut

Si bashkohet Partia Demokratike!

Partia Demokratike është në situatën më kritike, çfarë e bënë të domosdoshme bashkimin e plotë të saj, duke mos përjashtuar askënd nga PD apo gara dhe duke shfrytëzuar të gjithë energjinë, potencialin dhe kontributin e gjithëseicilit, që Partia Demokratike të jetë mazhorancë qeverisëse në zgjedhjet vendore dhe qendrore!

Një shembull ilustrues:

Zgjedhjet në 6 mars në Bashkinë Dibër folën qartë (përjashtuar vjedhjes masive të rilindjes), ja fakti!

Në 25 Prill 2021.

PD=14,000 + LSI=3.000=17.000 vota, ndërsa PS=11.000 vota.

Në 6 Mars 2022.

PD=4.500+4.500=9.000 vota, ndërsa PS=14.000 vota.

Pra, Opozita humbi 8 mijë vota nga konflikti,

Rilindja u rrit 3.mijë vota nga vjedhja (pavarësisht se Dibranët janë më keq se një vit më parë)!

Platforma dhe hapat përbashkues, që duhet të aprovohen dhe ndiqen nga grupi parlamentar si e vetmja strukturë përfaqësuese dhe përgjegjëse e PD, që të kemi një PD fituese në zgjedhjet vendore të vitit 2023!

  1. Unifikimi total i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, sipas 25 prillit 2021.
  2. Heqja dorë nga ankimimi në gjykatën e apelit të vendimit për Partinë Demokratike!
  3. Shpallja NUL e çdo përjashtimi, që nga kryesia PDSH, këshilli kombëtar e çdo zgjedhje apo emërim të bërë në strukturën drejtuese e deri në bazën e PD (nga PD apo Foltorja)!
  4. Ndalimin i menjëhershëm i konflikteve dhe debateve të brendshme dhe pa vlerë brenda PD.
  5. Hartimi i një programi e grafiku zgjedhjesh nga baza deri në Kuvendin Kombëtar përbashkues të PD!
  6. Grupi parlamentar i PD si e vetmja strukturë e çertefikuar të jetë pjesa substanciale e grupeve të punës në terren nga dy palët, ku zgjedhjet nga Seksioni, Grupseksioni dhe deri në rang Kryetar dege të jenë deri në korrik 2022, më sakt:
  7. Zgjedhje të reja në seksione Maj 2022.
  8. Zgjedhje të reja në Grupseksione Maj-Qershor 2022.
  9. Zgjedhje e Kryetarëve të Degëve në bazë dege dhe Bashkie në Qershor-Korrik 2022.
  10. Zgjedhje e Kryetarit të PDSH Korrik ose Gusht 2022.
  11. Organizimi i Kuvendit Kombëtar Përbashkues i PD dhe zgjedhja e strukturave të Këshillit Kombëtar të PD, etj në Korrik ose deri Gusht 2022.
  12. Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe Zgjedhja e Kryesisë dhe strukturave të tjera drejtuese të PD Gusht ose në Shtator 2022.
  13. Të hartojmë një platformë konkuruese qeverisëse të PD (të shpaloset në shtator ose tetor), që të binden jo vetëm demokratët por dhe apolitikët, pse jo dhe socialistët që Shqipëria meriton një qeverisje ndryshe nga sot, një qeveri që i bënë qytetarët shqiptarë që të ndjehen si qytetarët e BE këtu në Shqipëri.

Këtë duhet dhe mundet që ta bëj vetëm Partia Demokratike.

Kjo është ajo çfarë duhet të bëj grupi i punës i përbashkët i grupit parlamentar të PD por dhe eksponent të tjerë, që të kemi një PD më të madhe se me 25 prill dhe fituese në raport me rilindjen.

Historia jo e largët ose koha, do të dënoj me forcë këdo që është kundër bashkimit pakushte të Partisë Demokratike!

Demokratët dhe shqiptarët janë në krizë të thellë, ne po Ju humbim shpresën atyre.

Shqipëria çdo ditë po bëhet më e vogël nga dje dhe për fajin tonë!

Statusi i Bardelit

Te nderuar demokratë të Shkodrës, njerëz që më së pari kam detyrimin T’Ju informoj dhe bashkëqytetarët e mi gjithashtu:
Sot opinioni publik është njohur me një draft platformë nga z.Enkelejd Alibeaj si dhe një listë të deputetëve që e mbeshtesin këtë propozim. Po ashtu në të njëjtin komunikim janë bërë me dije dhe qëndrimet e një pjese të vogël të grupit që kishin kërkuar që ato të deklaroheshin nga z. Alibeaj publikisht.
Me këtë rast në respekt të gjithë votuesve të mi dhe në cilësinë e deputetes së Qarkut Shkodër sqaroj qëndrimin tim me këtë çështje:
1. Kam kërkuar dhe do vazhdoj të kërkoj hartuesve të draftit, dhe çdo propozimi me këtë qellim, të mbështetet ose jo me votë dhe saktësisht me Votim të Fshehtē nga tē gjithë deputetet e PD.
2. Drafti dhe çdo propozim tjetër gjykoj që duhet diskutuar dhe debatuar në mbledhjen e gjithë deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit pa asnjë perjashtim duke garantuar transparencë tē plotē!
3.Cdo draft propozim përfshirë edhe i sotmi duhet të siguroj pa dallim dhe qëndrimet përkatëse të cdo deputeti të Partisë Demokratike!
I qëndroj fort bindjes se të gjithë krahët në PD në situatën ku ndodhemi duhet të gjejnë kurajën që permes dialogut të hapur, të gjejnë rrugët e bashkimit ku e para dhe e vetmja duhet te jetë vota dhe gjithëpërfshirja e demokratëve!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: