DURRES– Rreth 5 km ne verilindje te Kepit te Rodonit ndodhet plazhi i Likmetajt, ne skajin me verior te rrethit te Durrësit, një nga zonat më të ndotura në vendin tonë. Bëhet fjalë për grykëderdhjen e lumit Ishëm, një lumë që prej më shumë se 2 dekadash ka shkaktuar katastrofë mjedisore, për shkak të mbetjeve urbane që sjell me vete nga Tirana, Kamza, Fushë-Kruja etj.

Dikur, një plazh i mrekullueshëm qe frekuentohej nga pushues te shumte te ardhur nga shumë zona të vendit, por sot e gjithë sipërfaqja e rërës, siç duket në pamje, është mbuluar nga mbetjet urbane, pjesa më e madhe e të cilave, mbetje plastike. Vihet re shumë qartë braktisja që i është bërë kësaj zone, e cila është hequr nga lista e zonave turistike prej vitesh, një fenomen i paprecedentë.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: