Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon në një mesazh në “Facebook” se po bëhet një lojë e rrezikshme me jetën e njerëzve të goditur nga tërmeti.

Duke shpërndarë mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha thekson se “mafia qeveritare iu fsheh banorëve konkluzionet e ekspertëve të huaj për pallatet e dëmtuara nga tërmeti.

Denoncimi i Berishës:

Denoncohet loja e rrezikshme mafioze me jeten e njerezve te goditur nga termeti!

Mafia qeveritare u fsheh banoreve konkluzionet e eksperteve te huaj per pallatet e demtuara nga termeti!

Lexoni denoncimin trondites te qytetarit dixhital!l. sb

Mirëmbrema Z.Berisha.!.
Po luhet me jetën e shqiptarëve dhe askush nuk flet.
Ekspertet e huaj erdhën në Shqipëri, e bënë verefikimin e shumicës së palkateve të dëmtuara nga tërmeti dhe askush nuk kuptoi nga qytetarët shqiptarë se çfarë u tha për shtëpite e tyre, për pallatet e tyre.
Fjala e fundit i mbeti përseri mafies te zyrtarve shqiptare dhe të ndertimit ta thone.
Mafia shqiptare nuk jep asnjë sqarim se ëfarë u tha për banesat e tyre, se në çfare shtëpie do ti fusin fëmijet e tyre, sa e sigurte do të jete ajo.
Me kyçjen e gojes dhe ne fshehjen e kokluzioneve të eksperteve të huaj mafia shqiptare po pergatitet ti fus me zor familjet shqiptare dhe fëmijet e tyre në apartamente dhe pallate aspak të sigurta për jetën e tyre.
Të bëjnë ca meremete sipërfaqesore në pallate dhe tu thonë qytetarëve “shtepinë e ke gati, në do futu, në s’do rri jashtë, fleje ku të duash”.
Naten e mire, mbeç me shëndet !.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb