Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, është shprehur i lumtur në lidhje me fitoren e një mandati tjetër nga presidenti rus Vladimir Putin, ndërkohë që rezultatet paraprake tregojnë se Putin ka fituar me rreth 9- përqind të votave.

Në një postim në rrjetet sociale, Dodik u shpreh se Putin ka besimin e madh të popullit rus dhe se ai po e udhëheq vendin në drejtimin e duhur.

Dodik e quajti Putinin një burrë shteti serioz të përgjegjshëm dhe një udhëheqës të mençur.

Postimi i plotë:
Mandati i pestë në krye të Federatës Ruse, i fituar me një fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale, është një konfirmim se presidenti Vladimir Putin ka besimin e madh të popullit rus dhe se ai po e udhëheq vendin në drejtimin e duhur.
Fitorja e presidentit Putin u prit me gëzim në popullin serb, sepse tek ai shihet një burrë shteti dhe një mik, tek i cili mund të mbështetemi gjithmonë dhe që kujdeset për popullin tonë. Ne jemi gjithashtu të lumtur që populli rus ka zgjedhur një burrë shteti serioz, të përgjegjshëm dhe të mençur si udhëheqës, sepse kjo është një garanci që vlerat tradicionale do të ruhen në botën e sotme… Unë e përgëzoj Presidentin Putin, një mik i dashur i Republikës Srpska dhe popullit serb, për mandatin e tij të ri. I uroj atij shëndet të mirë, forcë dhe këmbëngulje në rrugën për të shpëtuar Rusinë dhe për të sjellë paqe dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb