Kreu i delegacionit serb, Marko Gjuriç ka folur pas takimit me koordinatorin e Kosovës, Skënder Hyseni me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak në Bruksel.

Gjuriç akuzon Hysenin se po përhap dezinformata duke thënë se Serbia mban qëndrim jokonstruktiv duke tentuar që të zvarrisë dialogun dhe të manipulojë procesin.

Më tej ai thotë se në takim mbrojti vetëm interesat serbe përmes zgjedhjes së problemeve.

“Ne sot luftuam këtu për interesat serbe përmes zgjidhjes së problemeve për çështjet jetike të njerëzve të zakonshëm, dhe çështja jetike e popullit tonë në Kosovë është të zbulojmë fatin e mbi 500 serbëve. Bisedimet teknike do të mbahen sërish para takimit të liderëve politikë.Pala kosovare po përhapë dezinformata kur thotë se po zhvillohen bisedime për njohje”,- tha Gjuriç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb