Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar vlerësimin e SHBA-së se Rusia ka marrë drone iraniane. Ka qenë zëvendës zëdhënësi kryesor i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel ai i cili ka bërë të ditur lajmin.

Ai thekson se Rusia ka marrë mjete ajrore pa pilot UAV) nga Irani dhe ka ndërmend t’i përdorë këto UAV-të iraniane, të cilat mund të kryejnë sulme ajrore në sipërfaqe, luftë elektronike dhe shënjestrim në fushën e betejës në Ukrainë.

“Ushtria ruse po vuan nga mungesa të mëdha të furnizimit në Ukrainë pjesërisht për shkak të sanksioneve dhe kontrolleve të eksportit, duke e detyruar Rusinë të mbështetet në vende jo të besueshme si Irani për furnizime dhe pajisje”, tha Patel gjatë një konference”, ndërsa shtoi: “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë me forcë të gjitha sanksionet e SHBA-së si për tregtinë e armëve ruse ashtu edhe për iranian dhe do të qëndrojmë me partnerët tanë në të gjithë rajonin kundër kërcënimit iranian”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb