Paul Pogba, ylli i Manchester United, ka zbuluar se Neymar, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë tre lojtarët me të cilët ëndërron të luajë.

Pogba-së i është kërkuar të përmendë shokët e tij ideal të skuadrës dhe ai ka zbuluar se do t’i pëlqente të luante me yllin e PSG, Neymar, por edhe me Messi e Ronaldo.

Francezi ka thënë për “Telefoot”: “Neymar? E kam thënë edhe më parë se ëndërroj të luaj me të, Messi-in ose Cristiano Ronaldo-n, por kjo nuk do të thotë se dua të ndërroj ekip”, shkruan telesport.

25-vjeçari po kalon një tjetër sezon të vështirë tek Unitet dhe është lënë në stol nga trajneri Jose Mourinho. Gjithsesi, ai ka thënë se mund të mësojë nga kjo situatë dhe të përmirësohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: