Policia e Shtetit ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës, Xhevahir Lita.

Operacioni u shtri në disa qytete, mes tyre dhe Tirana dhe Shkodra, ndërkohë u lëshuan 12 urdhër-arreste nga SPAK.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim live në News24 dha detaje të reja në lidhje me megoperacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit të shtrirë në Tiranë, Kukës dhe Shkodër.

“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit organizuan një megaopreacion. Bëhet fjalë për 15 urdhër arreste me kërkesë të SPAK, ku mes tyre janë dhe njerëz të drejtësisë, si dhe njerëz të botës së krimit.. Janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’, Sakaq është arrestuar dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘BJARI’. Në rrejtën e përgjimeve të SPAK ka rënë dhe njerëz të tjerë. Në radhët e policisë dhe SPAK nuk ka ende reagim pse janë arrestuar këta persona, por dyshohet për veprën penale “Krim i organizuar”, raportoi Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: