Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, politikani serb, Boban Bogdanoviç, ka reaguar pas fjalimit që kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla Schwarz ka pasur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e ku ka thënë se kryediplomati serb është përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.

Bogdanoviç ka shkruar se përveç Daçiçit, edhe presidenti serb Aleksander Vuçiç është i njëjtë.

Sipas tij, Daçiç e Vuçiç do të duhej të ishin në Hagë para shumë kohësh.

“Dhe jo vetëm Ivica, por gjithashtu edhe ministri i informacionit Aleksandri! Ata do të duhej të ishin në Scheveningen para shumë kohësh”, ka shkruar Bogdanoviç.

Kryediplomatja kosovare dje në Këshill të Sigurimit e ka quajtur Ivica Daçiçin përgjegjës për krime lufte, vrasje masive dhe dhunime.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb