POLONI-Është mbajtur në Varshavë, në Poloni, edicioni i parë i ‘Miss Wheelchair World’, konkursi që vlerëson femrën më të bukur në botë, në një karrige me rrota.

Konkursi, i cili këtë vit është bërë ndërkombëtar, ka për qëllim të ndryshojë perceptimin globar përsa i takon personave me aftësi të kufizuara.
Në mënyrë të veçantë ‘Cdo femër në karrige me rrota duhet të ketë të drejtën të ndjehet e lirë dhe e bukur’ thonë organizatorët.
Bjellorusja Aleksandra Chichikova, 23 vjeç, studente e psikologjisë është kurorëzuar më e bukura e botës, në karrigen me rrota.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb