Sheshi “Skënderbej” u elektrizua nga “Pop ART Festival”, i cili mirëpriti mijëra qytetarë për të festuar ngjyrat e albumit të ri të këngëtares Arilena Ara. Ky festival është i pari i llojit të tij për promovimin e një albumi muzikor dhe është koncerti i parë recital para mijëra vetëve në Tiranë për Arilenën.

Albumi “Pop Art”, me 12 këngë shënon një tjetër stad të karrierës së Arilenës dhe vendos një standard të ri për industrinë e muzikës shqiptare, ku për organizimin e tij u përkujdes edhe News24 dhe Birra Tirana.

Padyshim që nëntori është muaj shumë i rëndësishëm për Arilenën, duke iu referuar edhe këngës “Nëntori” që është një nga hitet e padiskutueshme të saj. Shumë pak kohë pas fitores së Festivalit të 58-të të Këngës, Arilena është gati për sukseset e radhës.

Artistja tha se “Pop Art Festival” është diçka shumë më e madhe se një album apo festival, është një brand që do të ketë jetëgjatësi. Në skenë, iu bashkuan Arilenës, Gjon’s Tears, Noizy, Wendy dhe Cryejax.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb