Një koleksion i ri i pikturave dhe imazheve të Michael Jackson po shfaqet në Galerinë Kombëtare të Portreteve këtë javë.

Ekspozita përfshin portretin përfundimtar të porositur nga këngëtari para vdekjes së tij në vitin 2009.

Kjo do të jetë hera e parë që piktura e Mbretit të Popit  si Mbreti Phillip II i Spanjës është ekspozuar në Britaninë e Madhe.

Piktura është realizuar nga Kehinde Wiley. Ai ishte portreti i fundit i porositur nga Michael, i cili e kishte hasur punën e Wiley në Muzeun e Bruklinit gjatë një xhirimi të fotografive.

Kanë kaluar nëntë vite që kur Michael Jackson vdiq në Los Angelos, por puna e tij mbetet e paharruar dhe albumet e tij vazhdojnë të shitet në shifra të mëdha.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: