TIRANË

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shprehur habinë për pozicionin dhe rolin e ministrit për Marrëdhëniet me Kuvendin e Shqipërisë.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Manjani është shprehur se ky post tingëllon qesharak, ndërsa shton se shqiptarët kanë nevojë për një Kuvend, i cili duhet më parë të ndalojë keqqeverisjen.

“Ministër për marrëdhënie me Kuvendin?! Post qesharak! Ndërkohë kemi nevojë për Kuvend të ndalojë keqqeverisjen!”, shkruan ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb