Gonzalo Higuain me sa duket do të largohet nga Juventusi këtë verë, por bisedimet dhe firmat duket se janë shtyrë deri në përfundim të Botërorit rus. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat shtojnë se argjentinasi është vënë në shitje (përflitet një akord i arritur) me kërkesë të trajnerit Masimiliano Alegri.

Sulmuesi, detyrën e tij të bardhezinjtë e ka kryer në mënyrën më të mirë. I ardhur për 90 milionë euro, ai ka shënuar 55 gola në dy sezone, 32 në të parin dhe 23 në të dytin. Ai është 30 vjeç, por “Zonja e Vjetër” pret të arkëtojë të paktën 55 milionë euro për të shmangur humbjet në bilanc. Në “Vinovo” bëjnë tifo që sulmuesi të luajë me Argjentinën dhe të zhvillojë ndeshje të mira në mënyrë që vlera e tij të ruajë një kuotë të lartë, por me Serxho Agueron të preferuar nga Sampaoli, te Juventusi nuk munden thjesht të shpresojnë.
kavani
ALTERNATIVA
Një skuadër si Juventusi nuk është e lehtë të refuzohet, pavarësisht se quhesh Mauro Ikardi, por ja që nuk është kapiteni i Interit kandidati për të zëvendësuar “Pipitan” te bardhezinjtë. Më sa duket, Bepe Marota dhe Fabio Paratiçi kanë identifikuar tek Edinson Kavani kandidatin kryesor për të marrë vendin e numrit 9 në sulmin e Juves. Mosha e Kavanit nuk është shumë shpresëdhënëse e aq më pak rroga e tij duke qenë se arkëton 11 milionë euro në vit. Ujë në mullirin juventin çon fakti që uruguaiani nuk ka raporte të mira me drejtuesit për shkak të zënkave me Nejmar, çka mund ta detyrojë që të largohet që këtë verë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/prapaskena-e-merkatos-juvja-ka-shitur-higuainin-dhe-pret-kavanin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb