Monza shkroi historinë duke u ngjitur në Serie A. Presidenti i klubit, Silvio Berlusconi ka dhënë një intervistë për Rtl 102.5, ku ka  folur për kampionatin, me numrin një që shpreson se ekipi i tij do ia dalë të qëndrojë mes të mirave.

“Serie A? Mendoj se duhet të vinte një vit më parë, por u ndeshëm me një gjyqtar që na mohoi një gol. Gjithsesi jemi në Serie A dhe shpresojmë që gjithë këto blerje të na ndihmojmë të mos bëjmë figurë të keqe dhe të qëndrojmë mes më të mirave të Italisë.Champions League? Ajo ishte një batutë” – Tha ai.

Për portën u afrua Cragno nga Cagliari, ndërsa në mbrojtje mbërritën Andrea Ranocchia, Carboni, Marlon dhe Birindelli. Katër goditje edhe në mesfushë ku përmendim Pessina, Sensi, Bondo dhe Filippo Ranocchia. Sulmi u përforcua me Caprarin e Veronës.

U

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: