Presidenti çek Milos Zeman ka bërë thirrje për mbështetje të mëtejshme për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën ushtarake, dhe shprehu besimin se Rusia përfundimisht do të duhet të tërhiqet nga Ukraina.

“Jam i bindur se herët a vonë presioni i vendeve të lira do ta detyrojë Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës”, tha kreu i shtetit në një urim që u transmetua në kanalet televizive çeke.

Presidenti e quajti agresionin rus kundër Ukrainës “ngjarja më domethënëse e vitit që kaloi”.

Zeman pranoi se ai personalisht ka qenë gjithmonë një mbështetës i marrëdhënieve “korrekte” ekonomike me Federatën Ruse, veçanërisht përmes furnizimit me energji relativisht të lirë.

“Por ka situata ku interesat ekonomike duhet t’i lënë vendin interesave të sigurisë. Dhe ky agresion kërcënon sigurinë globale, dhe rrjedhimisht sigurinë e Republikës Çeke. Prandaj, unë mbështes plotësisht ndihmën e Republikës Çeke për Ukrainën, e cila po lufton. dhe besoj se herët a vonë presioni i vendeve të lira do ta detyrojë Rusinë të largohet nga territori i Ukrainës”, tha Zeman.

Ndër sfidat ai përmendi krizën energjetike dhe inflacionin, të cilat janë edhe rezultat i agresionit rus.

Fjalimi i Krishtlindjeve i këtij viti ishte i fundit i Zeman si kreu i shtetit. Pas dy mandatesh ai nuk do të mund të kandidojë për një mandat të tretë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Zgjedhjet do të mbahen më 13 dhe 14 janar.

Para sulmit të plotë të Rusisë ndaj Ukrainës, Zeman konsiderohej një politikan pro-rus dhe kundërshtar i sanksioneve të ashpra të BE-së kundër Federatës Ruse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb