Nedim Bajrami është një prej futbollistëve më cilësor të Empolit. Gjithsesi, ky sezon nuk duket pozitiv për të, pasi shpeshherë po qëndron në stol. Presidenti i kësaj skuadre, Fabrizio Corsi është pyetur pikërisht për lojtarin shqiptar, duke dhënë kështu mendimin e tij për të.

“Ai është një djalosh i cili ka aftësi të mëdha. Këtë vit ka vuajtur faktin se nuk ka gjetur një skuadër më të mirë se Empoli. Pas disa vitesh, djemtë me talent, nëse nuk gjejnë stimuj të rinj, mund të shuhen. Por nëse shihni 20 minutat që ka bërë me Lacion, ai ka treguar aftësi të një kampioni.Nga një anë ndjejmë keqardhje pasi nuk ka gjetur ekipin që meritonte, nga ana tjetër, do ta gëzojmë deri në fund duke shpresuar që të jetë edhe vendimtar” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: