Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, kërkoi nga Kombet e Bashkuar (OKB) të ndërmarrë hapa “urgjente” për reforma të demokratizimit pasi kritikoi SHBA-të për ndërmarrjen e veprimeve globale të njëanshme.

Në seancën e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Diaz-Canel tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, në dy vitet e fundit ka shtrënguar “ashpër” kufizimet ndaj Kubës në kuadër të “politikës së saj armiqësore” dhe se bllokada ekonomike amerikane vazhdoi edhe gjatë shpërthimit të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ai akuzoi SHBA-të për sulmin dhe vendosjen e sanksioneve të reja kundër Kubës “për çdo javë”.

Pavarësisht kritikave ndërkombëtare, SHBA ka mbajtur një embargo gjithëpërfshirëse ekonomike mbi Kubën që nga viti 1962.

Duke iu referuar përpjekjeve të Izraelit për të aneksuar territore të tjera në Bregun Perëndimor, Ciaz-Canel shprehu mbështetje për Palestinën duke theksuar refuzimin e Kubës për planin e Izraelit dhe tha se vendi i tij qëndron pranë shtetit palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb