TIRANË

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka qenë sot në selinë e Partisë Demokratike ku ka zhvilluar një takim me kreun e PD Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force. Kreu i PE shoqërohej nga ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Sassoli ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë ku ka takuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Gramoz Ruçi. Situata politike, reforma zgjedhore dhe hapat për çeljen e negociatave kanë qenë në fokus të diskutimeve.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb