Ministria e Punëve të Jashtme e Bosje e Hercegovinës ka dërguar sot një notë proteste në Kroaci për shkak të deklaratës së presidentit Zoran Milanoviç, i cili tha se nuk ka ndodhur gjenocid në Srebrenicë.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës shpreh dënimin më të fortë për deklaratën e Presidentit të Kroacisë z. Zoran Milanoviç më 12 shtator, në të cilën ai mohoi gjenocidin në Srebrenicë gjatë një drekë pune në samitin e Brdo Brionit”, thuhet në notën e protestës.

Kabineti i Milanoviçit ka refuzuar që presidenti kroat të ketë bërë një deklaratë të tillë:
“Është gënjeshtër dhe ne nuk duam të komentojmë gënjeshtra”, iu përgjigj Kabineti i Presidentit kroat.

Mediat serbe raportuan më parë se në takimin e Brdo-Brioni fundjavën e kaluar, presidenti kroat u shpreh tha se “ka lloje të ndryshme gjenocidi dhe se në Srebrenicë nuk ka pasur gjenocid kundër boshnjakëve në verën e vitit 1995”.

Lajmi u raportua nga mediat në Bosnje-Hercegovinë dhe u pasua nga reagime të ashpra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb