Presidenti i çuditshëm i Turkmenistanit siguroi sot se jamballi (bimë bishtajore në formën e shkurres, me kërcell të gjatë dhe me rrënjë të fuqishme të drunjta – shën. i përkth.) mund të shërbejë si një ilaç kundër koronavirusit, një recetë e supozuar si mrekulli nga ky vend i izoluar dhe autoritar i Azisë Qendrore, i cili pretendon se po ruhet nga pandemia.

“Shkencëtarët nga e gjithë bota aktualisht janë duke studjuar mjete të efektshme për koronavirusin, duke kryer studime të shumta dhe një prej tyre mund të jetë rrënja e jamballit”, tha Gurbangouly Berdymoukhamedov, president i Turkmenistanit në një takim ministror.

Berdymoukhamedov siguroi se “jamballi parandalon zhvillimin e koronavirusit” dhe se “edhe një përqendrim i ulët i një ekstrakti ujor të likerit ka një efekt neutralizues”, pa dhënë ndonjë provë shkencore për deklaratat e tij.

Duke vënë në dukje se Turkmenistani ka “rezerva të mjaftueshme” të jamballit, ai udhëzoi Akademinë Kombëtare të Shkencave të kryejë studime mbi efektet e supozuara të dobishme të kësaj bime aromatike të pranishme edhe në Europë.

Në Turkmenistan, u bë një vizitë nga një delegacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në korrik për masat kundër Covid-19, por vendi kurrë nuk pranoi të kishte regjistruar ndonjë rast.

Por, që nga vera, dyqanet dhe restorantet janë mbyllur dhe trafiku i trenave dhe autobusëve është i kufizuar.

Popullsia u ftua të vinte maska, zyrtarisht për t’u mbrojtur nga “pluhuri” dhe “patogjenët”, natyra e të cilave nuk është specifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: