I ndërtuar nën hijen e pishave dhe mes gjelbërimit, “Prestige Resort” në Golem është bërë zgjedhja e parë e çdo pushuesi. Në mjediset e bukura dhe komode të resortit, pushuesit mund të shijojnë panoramën e mrekullueshme të Adriatikut. Nën rrezet e diellit, pranë kaltërsisë së detit, të mahnitur nga bukuria që “Prestige Resort” ofron, pushuesit kalojnë momente të këndshme larg zhurmës dhe stresit të qyteteve, duke gjetur freskinë gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

Prestige Resort1
Prestige Resort1

Ky resort ofron gjithçka për pushuesit në këto ditë të nxehta vere, nga shërbimi cilësor, me një staf të kualifikuar për shërbim elitar.

Krahas pushuesve vendas, të shumtë janë edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia që këtë vit kanë zgjedhur “Prestige Resort” për të kaluar pushimet e tyre. Siguria brenda ‘Prestige resort’ është një ndër gjërat që vlerësohet më tepër nga pushuesit për të kaluar pushime të qeta, ndërsa stafi është kujdesur në plotësimin e protokollit edhe në këtë kohë pandemie.

Pushuesit shprehen të kënaqur për mikpritjen, shërbimin, ujin dhe rërën e pastër. Ata thonë se e vizitojnë çdo vit “Prestige Resort” dhe ua sugjerojnë edhe miqve të tyre.

Prestige Resort2
Prestige Resort2

Pishinat me ujë deti, akuaparku, ambientet për fëmijë dhe për të rinj janë nga më të mirët në vend, duke ofruar një relaks ndryshe.

Të gjitha ambientet e “Prestige Resort” janë rrethuar me komoditet e hijeshi. Në këtë resort luksos, gjenden dhoma komode për familjarë, çifte e të rinj të pozicionuara me pamje nga deti Adriatik dhe suitat me pamje të mrekullueshme nga pylli me pisha dhe nga deti. “Prestige Resort” ofron edhe vilat 3-katëshe, me standard bashkëkohore.

Beach bar është një prej vendet më të frekuentuara nga të rinjtë, të cilët gjatë darkës pinë ndonjë koktej nën tingujt e muzikës ‘live’.

“Prestige Resort” është një prej resorteve më të bukura në Shqipëri, të cilat falin argëtim dhe qetësi për ata që duan të pushojnë. “Prestige resort” i përmbush të gjitha kriteret për të pasur një resort me standarde botërore. Ky resort është aty, mes kurorës së pishave të Golemit dhe ju mirëpret të kaloni orë e ditë pushimi në një oaz të qetë mrekullie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb