TIRANE

Listës së të famshmëve të infektuar me koronavirus së fundmi i është bashkuar edhe një tjetër personazh publik. Fjala është për moderatoren e njohur, Lei Kraja, e cila njoftoi se është prekur me COVID-19.

Lajmin e bëri të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

“Duke qenë se edhe neve na kapi koronavirusi, do bëjmë emisionin nga shtëpia”, ka thënë Kraja në një postim që ka ndarë me fansat.

E njëjta nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj, vetëm se po qëndron e izoluar në shtëpi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: