Rinovimet në shtëpinë e Interit janë në pritje. Lautaro Martinez dhe Nicolò Barella janë të parët në listë që duhet të vënë “vulën” e tyre në kontratat e reja. Kapiteni i  zikaltërve arriti një marrëveshje për një shifër rreth 9 milionë euro pagë pas takimit të agjentit të tij me Piero Ausilio në Madrid, gjithçka që mbetet është të gjetja e akordit sa i takon bonusit. Për mesfushorin Barella, megjithatë, gjithçka duket e qartë. Kontratë e re deri në vitin 2029 për 7 milionë euro mes bazës fikse dhe bonusit.

Ndërsa drita jeshile për rritjen e pagave të lojtarëve  duhet të vijë nga Zhang, të cilët aktualisht  është i zënë me negociatat për riprogramimin e kredisë me fondin e investimeve kaliforniane. Me titullin në “xhep”, Interi do të fitojë një shumë të kënaqshme parash, të cilat do mbushin arkën e klubit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: