Prej 10 ditësh banorët e fshatit Muçaj në Bashkinë e Vorës janë pa ujë të pijshëm. Rreth 200 familje të këtij fshati janë detyruar këto ditë që ujin ta sigurojnë në mënyra të tjera, ndërsa probleme mbetet për nevojat higjenosanitare.

Në një denoncim për News24, banorët thonë se kanë trokitur disa herë në dyert e ujësjellësit por ende nuk kanë marrë zgjidhje si dhe nuk e dinë pse nuk kanë ujë në banesat e tyre.

Banorët thonë se kjo situatë nuk është e jashtëzakonshme, pasi shumë shpesh mbeten për ditë apo javë të tëra pa ujë në çezmat e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb