Akoma probleme për Kevin Spacey. Aktori amerikan i çmimit Oscar, i hetuar nga policia amerikane dhe angleze për ngacmim seksual, është denoncuar për abuzime seksuale në lidhje me një masazhatore në Californi.

Lajmin e bën të ditur Guardian online. Agresioni ka ndodhur 2 vjet më parë në një shtëpi në Malibu. Në denoncimin e prezantuar në gjykatën e Los Angeles, thuhet që ish protagonisti i House of Cards ka detyruar masazhatoren “ta prekë përpara se të tentojë ta puthë’.

Viktima e dyshuar ka reaguar duke i thënë: “Cfare po bën? Kjo është qesharake. Unë jam një profesioniste, kjo është ajo që unë bëj për të jetuar. Kam një fëmijë”.

Përgjigjja e Spacey ka qenë ekstreme dhe e egër, ai reagoi me përbuzje në lidhje me ndjenjat e masazhatores, thuhet në denoncim.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb