Milan po punon për merkaton. Kuqezinjtë panë të humbasin të drejtën për të fituar shërbimet e Sven Botman dhe tashmë kanë nisur gjurmimet për të gjetur një mbrojtës.

Sipas Sky, kandidati kryesor për prapavijën e “Djallit” është Francesko Acerbi i Lazios. Në këto momente që po flasim, drejtuesit e Milanit thjeshtë kanë patur kontakte me agjentin e futbollistit, Federico Pastorello dhe jo me Lazion.

Bëhet fjalë për një rikthim. Acerbi ka qenë edhe më parë pjesë e kampionëve të Italisë. Në sezonin 2012-2023, 34 vjeçari veshi atë fanellë për 6 ndeshje. Merkato e Milanit pritet të jetë e një niveli të lartë, duke qënë se klubi ka përfituar mjaft të holla pas suksesit sezonal.

 

Y55555
Y55555

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: