TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas procedimit penal të nisur nga policia të dhjetëra protestuesve. Basha shkruan se as hajduti dhe as vartësit që kapen duke vjedhur e pastruar 30 milionë euro nuk hetohen por hetohen ata që ngrenë zërin kundër qeverisë.

Kreu i PD deklaron se ky shtet po degradon përditë por se do shembet nga njerëzit.

“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ua ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë.
Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve.”, shkruan Basha.

Basha Twitter
Basha Twitter

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb