TIRANË

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka dalë sot para mediave për të folur për procesin ndaj ish-kreut të Kadastrës në Durrës Liridon Pula. Ai shpjegoi gjithë qëndrimin e tij një ditë më parë ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ndërsa tha se kallëzimi që nuk iu tregua dje gjykatës është bërë nga një person anonim dhe në asnjë rresht të kallëzimit nuk përmendet ish-kreu i ASHK Pula.
Braçe iu përgjigj dhe akuzave të PD për presion ndaj drejtësisë.

“Dje isha prezent në një proces gjyqësor publik, të hapur për të gjithë dhe të pa ndaluar për kërrkënd meqë paska tronditur disa hajdutë kjo ndaj një nëpunësi të shtetit. Një prokuror ka ngritur një akuzë ndaj këtij nëpunësi dhe është detyra ime të dëgjoj akuzën.
Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është fare ajo që ka filtruar në publik prokurori, ajo që ka servirur prokurori. Ajo që kanë raportuar disa media. nuk ka fare lidhje me ish-drejtorin e ALUIZNI-t të ndaluar në Durrës, nuk ka lidhje fare me grabitjen e tjetërsim pronash. Është një çështje krejtësisht tjetër. Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme, kompleksin Lura 3. Ka aplikuar për të regj sipas ligjit çdo leje dhe është shërbyer konform ligjit. Kjo është çështja. Nuk ka lidhje as me grabitje pronash e tokash në Gjirin e Lalzit dhe as me legalizime objektesh. Askush nga palët në këtë çështje nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurat e ndjekura në zyrat e shtetit. Po kush ka kallëzuar dhe a është i dëmtuar?
Ka kallëzuar një njeri anonim pa lidhje me çështjen fare. Kallëzimi i është drejtuar specifikisht këtij prokurori. Ky është kallëzimi i personit anonim drejtuar Arjan Ndojës. Janë 5 faqe, në datën që korrespondon me fillimin e procedimit penal nga ky prokuror. Në asnjë rresht të tij kallëzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK në Durrës. Ky prokuror ka marrë një kallëzim nga një shtetas anonim por njohës i procedurës së ASHK-së nga përmbajtja ku përmenden punonjës të tjerë por jo drejtori i ASHK. Kontratat në ASHK prokurori nuk ia tregoi Gjykatës.
Nuk përmendet, nuk kallëzohet gjëkundi, janë të tjerë njerëz. Prokurori mashtroi gjykatën dje ku si pikënisje të këtij hetimi tregoi Policinë e Durrësit, sektorin e krimit ekonomik kur policia nuk ka asnjë dijeni.
Këto fakte më bëjnë të mendoj se ky është një krim që i ka marrë lirinë një njeriu prej 4 ditësh. Akt i fundit i shantazhit.”, deklaroi Braçe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: