Raporti PEI (Pajisje Elektronike të Identifikimit) i konfirmuar edhe nga numëruesit socialiste dhe nga hapja e sotme e kutive të Beratit, që nuk ndodhet në kutitë e materialeve zgjedhore, është futur dorazi nga jashtë nga ana e administratës së KQZ duke hedhur hije dyshimi mbi procesin.

Sipas procesverbalit të mbajtur nga KAS thuhet se nga hapja e 4 kutive me materiale votimi nxori dokumentacionin përkatës, por mungojnë raporti hapje-mbyllje procesi PEI, tabela përmbledhëse, tabela për subjektet, tabela për kandidatët, shënimet/ procesverbalet GNV, kuponët e PEI. Më pas në një shënim me dorë thuhet se raporti i mbylljes PEI u gjend në valixhen PEI ashtu si kuponët, çka do të thotë se KQZ ka futur nga jashtë materiale që nuk janë në kutinë e materialeve zgjedhore.

Whatsapp Image 2021 05 17 At 17.23.07 (1)
Whatsapp Image 2021 05 17 At 17.23.07 (1)

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hapur kutitë e materialeve zgjedhore të 24 Qendrave të Votimit në Qarkun Berat. Anëtarët e KAS dhe përfaqësuesit e partive politike kanë ndjekur nga afër procesin duke parë të gjitha materialet zgjedhore, që dolën nga kutitë e votimit. Përfaqësuesi i LSI-së Altin Kaziaj pretendoi për shkelje ligjore pasi tek materialet zgjedhore, ne disa kuti nuk gjendej fleta e printuar nga pajisja e identifikimit elektronik. Por administrata e KQZ tha se për shkak të një gabimi njerëzor, kjo e dhënë është vendosur në valixhet ku gjenden këto pajisje. Pas hapjes së kutive të votimit, përfaqësuesit e partive do të shqyrtojnë dokumentacionin për të vijuar më pas me deklarimin e pretendimeve në një mbledhje të veçantë të KAS.

KAS pranoi kërkesën e LSI, për të hapur 24 kuti të materialeve zgjedhore në qarkun e Beratit.
Mësohet se KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb