KORCE – ProCredit Bank ka inauguruar degën e saj më të re dhe Zonën 24/7-të vetëshërbimit, të cilat do të jenë në funksion si të klientëve të biznesit, ashtu edhe atyre private.
Zonat 24/7 janë një koncept tejet inovativ bankingu për tregun bankar në Shqipëri, ku klientëve të bankës ProCredit iu mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat ju mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. “Zona 24/7”, iu mundëson klientëve të bankës ProCredit akses në shërbimet bankare pa kufizime në kohë. Këto zona janë të pajisura me pajisje të teknologjisë së lartë, ku shërbimi i depozitimit të keshit përmes pajisjeve si për klientë biznesi, ashtu edhe ata privatë, është një ndër funksionet më të spikatura të kësaj zone. Përveç kësaj klientët mund të kryejnë transferta edhe një sërë pagesash të faturave mujore nëpërmjet platformës elektronike e-banking.

Për më tepër, kjo përqasje e re do të sigurojë një vëmendje të veçantë tek këshillimi financiar. Shkëputja nga veprimet me përfshirje të lartë oparacionale, si numërim cash, transaksione të thjeshta rutinë, që konsumonin rreth 70 % të kohës së këshilluesve të klientëve, tashmë do jetë në funksion të këshillimit të personalizuar për klientët tanë.

“ProCredit Bank, si një bankë e fokusuar dhe e specializuar në bizneset SME, theksojmë se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje maksimale për klientët tanë duke zbatuar praktikat më të mira gjermane të bankimit. Në përputhje me misionin e bankës sonë për zhvillimin e bizneseve shqiptare që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, ne sjellim shërbime bankare moderne që sjellin efiçencë dhe sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm të bizneseve. Ndaj në bankën ProCredit kemi dizenjuar shërbime që plotësojnë nevojat e klientëve pa kufizime në kohë” – u shpreh Drejtuesja e Drejtorisë Ekzekutive, Znj. Adela Leka, e pranishme në këtë inaugurim.

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orjentuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri. Aksioneri ynë i vetëm është ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt, Gjermani. Supervizohemi nga autorite të larta të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshërinë tonë.

ProCredit Bank, 20 vjet banking i suksesshëm!

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: