Një tjetër pedagog ka dhënë mesazhin e tij nga protesta e akademikëve para universitetit Politeknik.

Gjatë fjalës së tij pedagogu përgëzoi kolegët për protestën, ndërsa bëri thirrje që të shporret kjo qeveri.

“Ju përgëzoj për trimërinë intelektuale që keni treguar, para kësaj diktature. Kur të zë halli nuk e di se nga t’ja fillosh. Mua më kujtohen dëshira te tij para se të fitonte zgjedhjet. Si fillim mblodhi sa palma miliona euro. Në këtë mënyrë ky lloj diktatori, ky nuk është rreziku i Shqipërisë, pasi është diktatori i fundit. Problemi më i madh i Shqipërisë është e ai ka mësuar në mënyrë ekstreme. ë luftosh emancipimin, arsimin, që është e vetmja shtyllë që mban kombin, dhe jo ushtria që këta krijuan. Duhet trimëri intelektuale. Kjo është protestë e të gjithë shqiptarëve. Ta heqim këtë zezonë që e ka pushtuar shpirtin. Këtij i janë larguar qytetarët nga qytetet, ky thotë do rregullojmë qytetin. Këtij i janë larguar bujqërit na toka, thotë do rregullojmë bujqësinë. Ne kemi vite që e mbrojmë me gjak këtë vend. Ke larguar njerëzit. Nuk mundet të largosh kombin tënd, kush do vijnë nesër këtu?! Duhet të jetojmë mirë dhe të kemi trimëri që t’i dalim para këtyre lloj qelbësirave që na kanë treguar orientin shqiptar. Larg orientit, por të përqafojmë Europën. Me guxim, me trimëri ta shporrim këtë qelbësirë.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: