SHKODER

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga Shkodra për angazhimin e policisë në lidhje me protestat e opozitës.

Lleshaj tha se protestuesit kanë ushtruar dhunë, por policia ka zbatuar ligjin, ndërsa ka thënë se dialogu me opozitën është e vetmja rruge për te zgjidhur ngërçin politik.

Jemi në një situate ku policia e shtetit është shumë e angazhuar për shkak të protestave të fundit ne Shqipëri. Megjithatë deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdojë që ta zbatojë. Protestuesit kanë ushtruar dhune ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur. Ne kemi vetëm dy objektiva, ku e para në rast se ata do bejne dy hapa, policia do bëje një hap por gjithmonë ne zbatim te ligjit dhe pa pasur viktima.

Ne jemi te gatshëm që te dialogojme me opozitën, por jo te bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rruge për te zgjidhur gjithçka. Protestat janë me grafik nga opozita, thua se vetëm ditën e enjte apo të shtune vijnë problemet. Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën ne administrate dhe me pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet ne Tirane”- tha Lleshaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: