Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi një grup qytetarësh dhe aktivistësh dorëzuan këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) librin “The Albanian Files”, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe duke e cilësuar atë si një dokument që, sipas tyre, përmban prova mbi afera korruptive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi veprimin e protestuesve, duke e quajtur librin “Libri i Mallkuar”, ndërsa theksoi se sipas tij po trajtohet në mënyrë të pazakontë.

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në ‘Adrion’, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Protestuesit që dorëzuan librin “The Albanian Files” pretendojnë se ai përmban 523 projekte të ndryshme, të ndërtuara, në proces ose të planifikuara, të cilat sipas tyre duhen hetuar nga drejtësia. Ata i kërkuan SPAK-ut të verifikojë përmbajtjen e librit dhe të hetojë përgjegjësit e mundshëm për projektet e përfshira në të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb