BEOGRAD- Kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet së provokuari, pasi ai sot ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Twitter, të cilat kanë përshkrime me dy kuptime, shkruan e përditshmja serbe Blic.

Në mënyrë të veçantë, në fotografi mund të shihet Sheshel me një thikë në dorë duke qëndruar pranë një tavoline në të cilën është prerë mish derri, shkruan l.net. Sheshel shihet i veshur me një përparëse të përgjakur, ndërsa mbishkrimi në fotografi thotë, “Ja, sërish po masakroj”, derisa në një fotografi tjetër shkruan, “Kush masakron, keq nuk mendon”. Ndërsa në përshkrimin e fotografisë së tretë, Sheshel ka shkruar, “Sa i përket masakrimit nuk ka më të mirë se unë”.

Sheshel është një nga ish – liderët serbë që nxitën dhe kontribuan në luftërat e përgjakshme në ish – Jugosllavi ku u vranë dhe masakruan qindra mijëra njerëz, shumica prej tyre civilë të pafajshëm.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: