Zbardhen fjalët e para të aktorit hollivudian, Alec Baldwin, pas tragjedisë në sheshin e xhirimeve të filmit në New Mexico, ku ai qëlloi për vdekje fotografen dhe plagosi rëndë regjisorin.

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur”? Kjo është pyetja që ka përsëritur disa herë pas ngjarjes aksidentale aktori, i cili në foto shfaqet në gjendje të rënduar emocionale.

Policia amerikane ende nuk ka ngritur asnjë akuzë zyrtare, teksa hetimet po vijojnë në kuadrin e një ngjarje aksidentale. Aktori Alec Baldwin është paraqitur vetë në polici ku ka dhënë dëshminë e tij.

“Ai erdhi vullnetarisht dhe u largua pasi përfundoi dëshminë”, tha një zëdhënës i policisë.

Në vitin 1993 Brandon Lee, djali 28-vjeçar i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, u qëllua dhe u vra në xhirimet e filmit The Croë, ku mori dy plumba vdekjeprurës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb