TIRANE

Kanë kaluar disa kohë tashmë që kur modelja shkodrane, Erjona Sulejmani dhe mesfushori nga Tetova Blerim Xhemajli, vendosën t’i japin fund martesës së tyre, ndërsa tashmë gjithsecili vijon jetën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Modelja është shumë aktive në rrjetin social Instagram, ku poston shpesh foto provokuese. Kështu ka bërë edhe së fundmi. Modelja ka postuar një foto të saj teksa shfaqet duke mbajtur gjoksin me duar dhe mban veshur vetëm një palë të brendshme. Fotoja ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku një madje shkon deri aty sa ta quajë pornostare.

“Përse nuk punon si pornostar?”- shkruan një nga komentuesit bukuroshes. Ndëkohë edhe Erjona i është përgjigjur duke ofenduar. “Sepse ia kam lënë vendin nënës tënde duke qenë se ka shumë eksperiencë. Ke lindur ti kështu që mund ta kuptosh shumë mirë”- ia kthen Erjona komentuesit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: