Këngëtari Kastro Zizo dje ndau një foto në profilin e tij Instagram ku shfaqej i zhveshur dhe me duart e një femre në fytyre, foto kjo që më vonë u fshi.

Mbrëmë vonë Kastro ka ripostuar fotografinë e tij në Instagram, me ngjyra bardhë e zi, ndërsa thotë që nuk ishte duke bërë asgjë, thjesht ishte në një studio tattoo-je.

Këngëtari në fjalë më pas përmend edhe seksin, duke sugjeruar të gjithë që të bëjnë seks të mbrojtur.

“Hahaha çfarë populli frikacak! Çfarë spordhjakërish që merren me një foto timen sikur isha duke bërë sex! Hahaha…edhe sikur?! Më lumtë rr***a themi ne nga Përmeti…bëni more edhe ju…jepini, zbukuroni ose shëmtoni rracën. Karagjoz…hahaha…më quajnë karagjoz! Kush karagjoz, unë?! Hahaha p… ime Po ajo është karagjoze dhe jo karagjozllëqet që i bëj me qejf duke nxjerrë foto në një sallë Tatoo-je duke ju dhënë drejtime siç më do mendja ime. Ju hugsoj dhe: Bëni sex të mbrojtur! Mpuq… P.s çdo gjë ndodh në një studio Tatoo-je”, shkruan ai, ndërsa duket se ka shtuar edhe një tatuazh në trupin e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: