NGA ZONJA VJOLLCA
200 gr bukë e bardhë
300 ml qumësht
50 gr gjalpë
1 pako sheqer vanilje
1 lugë çaji kanellë
50 gr rrush të thatë
50 gr sheqer
1-2 kokrra vezë
1 pako pluhur pjekës

Për dekor:
50 gr sheqer të karamelizuar
1 lugë gjelle gjalpë

Fillimisht bukën e copëtojmë me dorë në copa të vogla. Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me sheqer dhe në fund vendosim disa kokrra stafidhe. Në një tas rrahim vezën, shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë ta rrahim me tel. Më pas hedhim pak kripë, vaniljen dhe kanellën. Vazhdojmë ta rrahim duke shtuar qumështin gradualisht dhe strafidhet e tjera. Masën që përgatitëm e shtojmë tek bukët e copëtuara duke i trazuar vazhdimisht në mënyrë që buka të përthithë të gjithë masën e të zbutet. E vendosim bukën e zbutur në tavën e lyer me gjalpë dhe më pas tavën e vendosim në një tavë tjetër më të madhe të mbushur me ujë të nxehtë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Më pas e servirim te dekoruar me një salcë me sheqer të karamelizuar me gjalpë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: