PUKË- Digjet një tjetër automjet në fshatin Bicaj të rrethit të Pukës. Burimet policore bëjnë me dije se automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Rrok Dedaj. Po sipas të njëjtave burime mjeti i djegur ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin që është përfshirë nga flakët. Dyshimet e para të policisë të çojnë tek një djegie e qëllimshme. Grupi hetimor në vendngjarje ka marrë në pyetje pronarin për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të tijin.
(foto ilustruese)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: