Shumë njerëz mezi presin të tërhiqen dhe të dalin në pension, por jo Loren Wade. Pasi u shkëput nga puna në zyrë, ai u mërzit shumë duke qëndruar 33 vite pa punuar.

Dhe ditëlindja e tij e 103-të e gjen duke festuar si një punëtor i lumtur dhe energjik në një qendër tregtare. Wade është zyrtarisht personi i punësuar më i vjetër në moshë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Loren është një njeri i jashtëzakonshëm”, thotë menaxheri Ron Collins për ABC News. “Jam krenar që e kam atë cdo ditë në punë. Ai bën gjithçka, është punonjësi më i bindur dhe më i gjenduri”.

Për Wade, puna është gjithçka. I ri ai shërbeu në Luftën e Dytë Botërore në Indi dhe Kinë dhe u rikthye të punojë në postën amerikane. Ai mund të shijonte i qetë pensionin e tij dhe disa vite të tjerë, por jo.

“Nuk mund të rrija brenda gjithë kohës, duhet të rrija me njerëz, aty ku gjallonte puna. Nuk mund të rrija ulur, kur të tjerët gjithë energji punonin. Duhet të përpiqesha të dilja nga ajo gjendje, duhet të ndihesha i gjallë”, shprehet Wade.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb