Punëtorët peruanë që vendosnin tuba gazi gjetën eshtrat e tetë njerëzve të varrosur në një varr të përbashkët me ushqim dhe instrumente muzikore rreth 800 vjet më parë, tha një arkeolog të mërkurën.

Trupat e të rriturve dhe fëmijëve ishin mbështjellë me material bimor,  dhe brenda kishin  misër, pjata dhe një shumëllojshmëri të instrumenteve frymore, përfshirë fyellët, të vendosur rreth tyre, tha Cecilia Camargo, një arkeologe e punësuar nga kompania e gazit Calidda, punëtorët e së cilës bënë zbulimin. 

Të tetë personat kishin jetuar në qytetin e lashtë të Chilca rreth 60 kilometra (37 milje) në jug të Lima.

Disa ishin varrosur me predha në kokë dhe kishin çanta në të cilat mbaheshin gjethet e kokës, tradicionalisht të përtypura si stimulues.

“Ky zbulim i rëndësishëm na jep më shumë informacion në lidhje me historinë para-hispanike të Chilca,” tha studiuesi.

Punëtorët e së njëjtës kompani gjetën 30 trupa të tjerë të lashtë në Chilca në vitin 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb