Një rrëshqitje dheu u regjistrua në një rrugë në Peru, në rrethin e San Mateo de Huanchor në Huarochiri dhe shkatërroi disa automjete.

Videoja e pabesueshme tregon shkëmbinj të mëdhenj që bien me forcë, por që nuk shkaktuan viktima në njerëz, por vetëm dëmtime në automjete. Rrëshqitja e dheut shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e rrugës që u shkatërrua, raporton La Repubblica.

Forca e përplasjes është kapur në videon e realizuar nga kamera e njërit prej kamionëve të dëmtuar. Po vijon një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të rrëshqitjes së dheut, megjithëse dyshohet se reshjet e fundit të shiut në zonë mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në destabilizimin e tokës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: