“Selia e Shenjtë është e gatshme të bëjë gjithçka në shërbim të paqes”, kështu është shprehur Papa Françesku.

Gjithashtu ai i është drejtuar me thirrje të gjithë liderëve që të arrijnë të ndalin sulmet në Ukrainë dhe të gjejnë gjuhën e negociatave mes tyre.

“Sulmet e armatosura duhet të pushojnë dhe duhet t’i lënë vendin negociatave. Gjithashtu duhet të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe të respektohet ligji ndërkombëtar. Në atë vend po rrjedhin lumenj gjaku dhe lot. Kjo luftë mbjell vetëm vdekje dhe mjeri. Ju lus që të reagoni dhe të respektoni ligjin ndërkombëtar dhe të siguroni korridoret humanitare”, ka thënë ndër të tjera Papa Françesku.

Ndër të tjera Papa Françesku ka thënë se konflikti në Ukrainë “nuk është një operacion ushtarak, por një luftë” dhe e quajti Ukrainën një “vend martir” ku “lumenj lotësh dhe gjaku rrjedhin”.

Komentet e tij janë kritike ndaj deklaratës zyrtare ruse e cila këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një “operacion special ushtarak” i nisur për të “çmilitarizuar” Ukrainën, të cilë Papa e ka kundërshtuar duke e quajtur një luftë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb