Për herë të 5-të në histori, Real Madrid fiton Superkupën e Evropës, duke kapur në majë Milan dhe Barcelonën. Pas 5 vitesh, Real kthehet të luaj një finale të tillë, përfundimi është sërish i njëjtë duke u rikthyer në Spanjë me trofeun në duar. Ekipi i Carlo Ancelottit mposhti pastër 2-0 Eintracht Frankfurt, një 90-minutësh ku gjermanët luajtën si të barabartë, por dhe këtë herë eksperienca e një ekipi si Real Madrid bëri diferencën.

211431765 1c1467d1 F439 4bfb 9899 D028d75858cd
211431765 1c1467d1 F439 4bfb 9899 D028d75858cd

Pas një fillimi të vrullshëm nga ana e Frankfurt, Real gjeti golin e avantazhit në minutën e 37-të me David Alaba. Për të mbyllur llogaritë me ketë finale mendoi i përhershmi Karim Benzema, francezi dyfishojë shifrat në minutën e 65-të, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

195253738 97ba99ea 1596 4428 885d 422c20f97afd
195253738 97ba99ea 1596 4428 885d 422c20f97afd

Carlo Ancelotti feston për këtë sukses të rëndësishëm në aspektin personal, fiton për herë të katërt në karrierë Superkupën e Evropës, duke kaluar Pep Guardiolën. Ky ishte trofeu i 23-të personal.

204923035 7d43019f Ae0c 4338 8b89 7c84f1262c6b
204923035 7d43019f Ae0c 4338 8b89 7c84f1262c6b

Me golin e realizuar në finale, Karim Benzema shkon në kuotën e 324 finalizimeve me fanellën e Real Madrid, duke kaluar në këtë mënyrë Raul. Që nga fillimi i vitit 2022, Benzema ka realizuar 26 gola në 26 ndeshje. Shifrat e “bomberit” francez janë fantastike duke u afruar gjithnjë e më shumë me “Topin e Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb