Kremlini ka njoftuar se presidenti Vladimir Putin ka dënuar fuqishëm arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç nga Policia e Kosovës gjatë ditës së hënë. Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se Putin dhe Vuçiç kanë diskutuar për çështjen e Kosovën “në kontekst të veprimeve provokuese nga autoritetet në Prishtinë”, ndaj Marko Gjuriçit, transmeton AP.

Aty po ashtu thuhet se Putin ka “dënuar” arrestimin e Gjuriçit, duke thënë se me arrestimin e tij, autoritetet në Kosovë kanë shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Të hënën, Policia e Kosovës e ka arrestuar Marko Gjuriqin, pasi ai kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Më pas ai është dëbuar për në Serbi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: