Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi të martën se bisedimet e paqes me Ukrainën kishin hyrë në “një rrugë pa krye”.

“Kërkesat e sigurisë janë për çështjet e rregullimit të marrëdhënieve mbi Krimenë, Sevastopolin dhe Donbasin janë nxjerrë jashtë fushëveprimit të këtyre marrëveshjeve. Kjo do të thotë se ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre për veten dhe për të gjithë ne”, shtoi ai, duke folur së bashku me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko në një konferencë shtypi.

Putin u zotua se ai “nuk do të ndalojë operacionet ushtarake” në Ukrainë derisa Moska të ketë sukses. Udhëheqësi rus hodhi poshtë raportet për mizoritë në qytetin ukrainas Bucha duke i cilësuar si “të rreme” dhe i krahasoi ato me raportet “të rreme” për përdorimin e armëve kimike në Siri nga regjimi i Asadit, raporton CNN.

“Kishte provokime në Siri, kur u vendos përdorimi i armëve kimike nga qeveria e Asadit. Më pas doli se ishte false, e njëjta false është në Bucha,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb