Televizioni rus transmetoi të shtunën pamjet e ndalimit dhe marrjes në pyetje të katër autorëve të dyshuar për kryerjen e sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në Moskë.

Televizioni rus Channel One shfaqi pamjet e katër të dyshuarve dhe makinës së tyre të bardhë Renault të dëmtuar.

Media ruse raporton se ata ishin kapur nga forcat speciale në fshatin Khatsun në rajonin perëndimor të Bryansk, i cili është afër kufijve me Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Në pamjet e xhiruara, të arrestuarit flasin rusisht me theks.

Grupi i Shtetit Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së premtes mbrëma, kur një grup personash të armatosur hapën zjarr në vendin e koncerteve Crocus City Hall pranë Moskës dhe i vunë flakën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: