Presidenti i Kamzës, Naim Qarri ka kërkuar ndjesë për dhunën që ka ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti në përfundimin e ndeshjes Kamza-Laçi. Ai ka kërkuar ndjesë në një prononcim për “Top Channel”, ku rrëfen se ka telefonuar Hamitin dhe i kërkon federatës të rishikojë dënimin për Kamzën në emër të familjeve të lojtarëve.

“Ndihem shumë keq për ngjarjen që ndodhen. Unë nuk jam për dhunë. I kërkoj falje të gjithë familjarëve dhe ata që ishin aty. Telefonatën e parë ia kam bërë Hamitit dhe i kam kërkuar falje. Do t’iu lutesha të gjithë mediave, ta heqin atë pjesë e dhunës, sepse është bërë si film. Shpresoj që të merren një vendim më i lehtë. Të paktën të mendojnë për ata futbollistët, se kanë familje. Unë i bëj thirrje Federatës që ta shikojnë edhe njëherë atë vendim”, u shpreh Qarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb